Gjest i madh, asamblisti që i fali qiratë nga lokalet dhe banesa për dy muaj

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Riad Elezi, e ka bërë gjest të madh në kohë pandemie, shkruan Mediafokus.info.

Ai është pronar i dy lolaleve dhe një banese në qendër të qytetit, të cilat tash e disa vite i ka dhënë me qira, por që ua ka falur për dy muaj qiraxhinjve, për shkak se në kohë pandemie nuk kanë funksionuar.

Elezi ka thënë se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të hollave, por që nuk dëshiron ta bëj publike.

“Duke e parë se veprimtaritë biznesore të tyre që operojnë në pronën time, u mbyllën për shkak të Coronavirusit, vendosa t’ua falë qiratë. Bëhet fjalë për dy lokale të mëdha dhe banesa”, ka thënë Elezi për Mediafokus.info.

Raste të faljes së qirave pati edhe në komunat tjera, duke treguar kështu shpirtin human të njerëzve në këtë kohë jo të lehtë për bizneset kosovare/Mediafokus.info/