Gjest i madh: Mjeku i fal 78 euro veteranit të UÇK-së – ‘të paguara më 1999’

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, dega Gjilan, ka shpërndarë një faturë të një mjeku, i cili pasi e kontrollon një pacient, veteran i luftës së Kosovës, i fal 78 euro në shenjë respekti për të kaluaren e lavdishme të tij, shkruan Mediafokus.info.

“Të paguara”, ia shkruan mjeku pacientit nën çmimin prej 78 eurove.

Nuk dihet se për cilin mjek bëhet fjalë e as kush është pacienti, por ajo që dihet është se ky gjest ka mahnitur të gjithë./Mediafokus.info/