Gjilan, 1.574 gjoba dhe 20 konfiskime të patentë-shoferëve brenda një jave
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 14.02.2025 – 20.02.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1.574 gjoba.
Në kuadër të këtyre planeve, janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 11 aksidenteve me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 20 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për po kaq ngasës.
Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
- Uleni shpejtësinë
- Mos përdorini telefonin
- Vendosni rripin e sigurimit
- Keni kujdes ndaj këmbësorëve
- Përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës
- Mos neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

