Mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani, arrestohet gruaja në Prishtinë

Është arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se ka mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Siç njofton policia, e dyshuara kishte ushtruar aktivitet pa leje pune.

Në zyrën e saj janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje.

“Rr. Azem Jashanica, Prishtinë  2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton PK. (foto ilustrim)