Gjilan, 1.759 gjoba në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale policore, gjatë periudhës kohore 26.07.2024 – 01.08.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.759 gjoba për kundërvajtësit.
Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 20 ngasës.
Po ashtu, janë 20 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, thuhet në njoftim.