Gjilan: 1334 gjoba trafiku brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 02.06.2023-08.06.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 5 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 18 aksidenteve me të lënduar si dhe ka konfiskuar 9 patentë shoferë, thuhet në njoftim.