Gruaja në Graçanicë i hyn dajak burrit

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur së fundmi në një familje në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Madje, Sinjali mëson se burri ka deklaruar se në ndihmë gruas i ka dalë edhe djali i tyre, që po ashtu dyshohet se e ka goditur babanë.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.