Gjilan, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia në në Gjilan, me datën 13.02.2026 në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë personin B.D. mashkull kosovar.
I arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.
