Gjilan, brenda javës policia shqipton mbi 1.150 gjoba, konfiskon 38 patentë shoferë

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 07.11.2025 – 13.11.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.158 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 38 ngasës.

Po ashtu, janë tërheq nga trafiku 10 automjete, ndërkohë që nga 10 automjete janë heqë folitë e jashtëligjshme.

Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia në Gjilan apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik:

  • uleni shpejtësinë
  • mos përdorni telefonin
  • vendosni rripin e sigurimit
  • keni kujdes ndaj këmbësorëve
  • këmbësorë, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës
  • mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.