Gjilan, konfiskohen 24 patentë-shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 03.12.2024 – 09.01.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative, kanë shqiptuar 1.262 gjoba për kundërvajtësit.

Gjatë kësaj periudhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 24 ngasës.

Me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik, Policia në Gjilan apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore.

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet në njoftim.