Gjilan, konfiskohen 28 patentë-shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 04.08.2023-10.08.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023” ka shqiptuar 1.337 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu janë ndërmarrë aktivitete në hetimin e 36 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 28 aksidenteve me të lënduar si dhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve ndaj 28 ngasësve, thuhet në njoftim.