Gjilan, mbi 1.500 gjoba dhe 12 patentë shoferë të konfiskuar brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore, gjatë periudhës kohore 13.09.2024 – 19.09.2024, në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar 1.566 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 12 ngasës, thuhet në njoftim.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

