Ismajli apelon te qytetarët të mos ndezin zjarre në pyje

Gjatë ditës së djeshme ka pasur zjarre në fshatin Ponesh. Zjarret janë të dëmshme për tokat bujqësore, për pyjet, për florën dhe faunën dhe ambeintin, në përgjithësi.

Nënkryetari i Komunës Arbër Ismajli ka apleuar te qytetarët që, në këto ditë pandemie, të qëndrojnë nëpër shtëpi, ashtu siç parashohin masat e ndërmarra nga autoritetet qendrore e lokale dhe të mos dalin në ambiente të hapura, kryesisht, në ato malore për shëtitje dhe rekreacion.

“Apeloj për kujdes të shtuar dhe të mos shkaktoni zjarre në fusha dhe male, qoftë nga hedhja e cigareve, apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barishtave tjera. Kjo është e dëmshme dhe është e dënueshme me ligj”, thotë Ismajli.

Ai i rikujton qytetarët se përhapja e zjarreve fushore e malore, pos tjerash dëmton rëndë edhe tokën bujqësore, pyjet dhe ambientin në përgjithësi./mediafokus.info