Gjilan, mbi 1.550 gjoba në trafik brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, gjatë periudhës 18.10.2024 – 24.10.2024, në vazhdën e implementimit të planeve operative, kanë shqiptuar 1.554 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, janë ndërmarrë aktivitete në hetimin e 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 13 aksidenteve me të lënduar si dhe një aksidenti me pasoja fatale.

Janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 17 ngasës, thuhet në njoftim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.