Punëtorja e bankës dorëzon në polici rreth 15 mijë euro, dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtare e bankës në Podujevë ka dorëzuar 7380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, e që janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare.

Rasti është paraqitur të martën në ora 10:00.

Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.