Gjilan: Mbi 1600 gjoba në trafik, përjashtohen nga komunikacioni 43 motoçikleta

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 05.07.2024 – 11.07.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.644 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar 39 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike.

Po ashtu, janë shqiptuar 87 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 43 prej tyre, thuhet në njoftim.