Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit shqiptar që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të kryeqytetit. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.

Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.

Njoftimi i Policisë

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.