I vdes prindi në QKUK, djali fajëson mjekët

Një qytetar kosovar e ka raportuar në polici rastin e prindit të tij, i cili vdiq në QKUK, nën dyshimin për ‘trajtim të pandërgjegjshën mjekësor’.

QKUK 26.03.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe  rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.