Gjilan: Motoçiklisti godet këmbësorin, e bën për spital

Në rrugën Isa Boletini, në Gjilan dje rreth orës 14:45, raportohet për një aksident trafiku në mes të një motoçiklete me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësori  mashkull kosovar, raporton Mediafokus.info.

Si pasojë e saj lëndime trupore ka pësuar këmbësori të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe mbetet për shërim të mëtutjeshëm, njofton Policia nëpërmjet raportit 24-orësh./mediafokus.info/