Vritet një person, tre të tjerë përfundojnë të plagosur
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur sonte në Lushnje të Shqipërisë.
Dyshohet se Bledar Muça, 34-vjeç, pronar i lokalit ku edhe ndodhi ngjarja, është personi i cili ka humbur jetën, shkruan TCH.
Po ashtu dyshohet edhe për tre persona të plagosur, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambientet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë