Gjilan, ndalohet një person për narkotikë
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhërin verbal të Prokuroroit të Shtetit për kontroll te i dyshuari me inicialet E.R, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.
Nga ky operacion është ndaluar një person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet në njoftim.
