Gjilan, një person ende i panjohur ia drejton armën një zyrtari policor dhe zhduket me veturë
Nuk janë të rralla rastet kur edhe zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime nga qytetarë. Kështu ka ndodhur së fundmi në Gjilan.
Një polic 58-vjeçar e ka raportuar rastin e kanosjes, që dyshohet se ndodhi në rrugën “Adem Jashari”.
Bazuar në informacionet e para, një person i dyshuar teksa ka qenë pasagjer në një veturë në lëvizje, ka nxjerrë një armë dhe ia ka drejtuar zyrtarit policor.
Motivi akoma nuk dihet, por që rasti është denoncuar menjëherë dhe zyrtari policor ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi për të identifikuar personin e dyshuar.