Gjilan, Policia shënjestron motoçikletat, skuterët dhe trotinetët – mbi 500 gjoba brendanjë muaji

Në kuadër të planifikimeve operative, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, janë duke vazhduar me kontrolle të shtuara ndaj drejtuesve të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe mjeteve tjera të ngjashme me të qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Nga data 01.04 2026 deri me 30.04.2026 janë shqiptuar 95 gjoba për drejtim të këtyre mjeteve pa patë shoferi përkatës.

Gjoba janë shqiptuar edhe për parregullësi të tjera.

149 gjoba janë shqiptuar për këto mjete pa regjistrim, 65 gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmetë, 161 motoçikleta janë përjashtuar nga trafiku (konfiskuar), 75 gjoba janë shqiptuar për drejtuesit e trotineteve, 113 gjoba për masa të tjera ndaj ngasësve të këtyre mjeteve, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtimi i motoçikletave dhe mjeteve me dy e me shumë rrota, me dokumente valide dhe duke respektuar normat ligjore në fuqi, nënkupton shpëtimin e jetës për vete dhe të tjerët.

Policia në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.