Gjilan: Rreth 1600 gjoba në trafik brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 12.07.2024 – 18.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1590 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 29 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 16 aksidenteve me të lënduar, kurse është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës.

Po ashtu janë shqiptuar 58 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 33 prej tyre.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, Policisa apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve, thuhet në njoftim.