Gjilan: Vetura godet këmbësoren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se dje në Gjilan një person i panjohur ka goditur me veturë dje një femër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME LARGIM NGA VENDI NGJARJES

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 03.04.2023 – 17:50. Raportohet se personi i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare, e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.