Gjilan: Vetura godet këmbësorin

Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan një veturë ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr.Lidhja e Prizrenit, Gjilan 14.03.2023-19:10. Raportohet për një aksident trafiku me lëndime në mes të një veture me ç ‘rast dyshohet se duke bërë vozitje të pakujdesshme e godet këmbësorin mashkull kosovar ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.