Gjilan: Vetura godet këmbësorin i cili përfundon në spital
Policia njofton se dje në Gjilan një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Haki Myderizi, Gjilan 04.10.2022 – 21:00. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me veturë nga i dyshuari kosovar.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

