Gjilan: Vetura godet moto-kultivatorin, i shkakton lëndime ngasësit
Policia ka njoftuar se dje né Gjilan ka ndodhur një aksident komunikacioni kur një veturë ka goditur moto-kultivatorin, duke i shkaktuar lêndime ngasësit.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Gjilan 13.09.2022 – 13:20. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kultivatorin të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.
Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima, i cili është dërguar për tretman mjekësor.