Gjilanasi arrestohet për ngacmim
Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin për ngacmimin e një femre, duke e përcjellë në rrugë dhe duke e shqetësuar në vendin e punës.
Gjilan 26.01.2023 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

