Gjilanasi goditet me thikë nga persona të panjohur, policia arreston një të dyshuar

Një person në Gjilan êshtë goditur me thikë nga persona të panjohur. Policia ka arrestuar një tê dyshuar.

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.