Gjilanasi qëllohet në kokë me një mjet të fortë, përfundon në QKUK

Një person në Gjilan ka marrë lëndime të rënda në kokë ku është qëlluar me një mjet të fortë nga i dyshuari.

Viktima ka përfunduar në QKUK, ndërsa i dyshuari në arrati.

Rasti është hapur si lëndim i rëndë trupor.

Rr. Bardhyl Qaushi, Gjilan 22.03.2023 – 21:55. Një mashkull  kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar me një mjet të fortë në kokë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime, thuhet në njoftimin e policisë.