Gjilanasi raporton se pas zbrazjes së bankomatit, 1000 euro dyshohet të jenë të falsifikuara
Policia njofton se një person nga Gjilani ka raportuar dje se ka gjatë zbrazjes së bankomatit, 1000 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.
Njoftimi i plotë i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan, 10.08.2023-14:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se gjatë zbrazjes dhe kontrollimit të parave nga bankomati, ka hasur në 20×50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.

