Gjilanasit po i marrin rezervat e veta nga mulliri

Grurin që kanë dërguar verën e kaluar në mullirin që gjendet në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Cernicë, familjet bujqësore të Gjilanit kanë filluar ta marrin gjatë këtyre ditëve, kur në Kosovë u lajmërua coronavirusi, shkruan Mediafokus.info.

Mediafokus.info merr vesh se pronarët e NTP Mulliri Alia Commerc, po u japin nga 50 kilogramë miell familjeve bujqësore.

Në foton e Mediafokus.info të së hënës, shihen radhët e gjata të qytetarëve, të cilët po i marrin rezervat e tyre.

Në Gjilan akoma nuk është paraqitur asnjë rast me virusin kinez, ndërkohë që në nivel vendi numri i të infektuarve ka shkuar në 15.

Autoritetet komunale kanë njoftuar se furnizimi me miell dhe produkte është normal dhe nuk ka vend për panik. /Mediafokus.info/