Ismajli: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë situatë

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar sot ekipet emergjente dhe është shprehur optimist sa i përket menaxhimit të situatës dhe zbatimit të masave parandaluese kundër virusit korona.

Kjo situatë epidemike nuk mund të tejkalohet pa ata të cilët janë në ballë të luftimit të saj.

“Po bëhet një punë voluminoze dhe intensive nga ekipet mjekësore dhe ato të sigurisë, në spitale dhe në pikat kufitare”, ka thënë Ismajli.

Ai ka falënderuar të gjitha këto ekipe për angazhimin që po bëjnë në mbrojtje të shëndetit të popullatës.

Në lehtësimin e kësaj situate të emergjencës shëndetësore, gjithashtu po kontribuojnë edhe disa biznese, siç është furra Çoçaj, e cila po vazhdon të ofrojë ushqim falas për gardianët.

“Kjo vazhdë e aktiviteteve të organeve të shëndetësisë, sigurisë dhe vullnetarëve, na bënë më të fortë dhe më bindës në synimin e përbashkët për tejkalim të kësaj situate”, thotë Ismajli./mediafokus.info