Gjilanasja Remzije Zeka Sherifi nderohet nga Mbreti i Anglisë me Urdhrin e Perandorisë

Mbreti Charls i Anglisë ka dekoruar me Urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë, përveç atyre kalorsiak, zonjën Remzije Zeka Sherifi nga Gjilani, ku para luftës në Kosovë kishte punuar gazetare për disa vite.

Titulli me akronimin OBE, njihet në anglisht si “Officer of the Most Excellent Order of the British Empire”, është krijuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore nga ish Mbreti Xhorxh i Pestë.

Ky titull është i pari që Monarkia britanike i jep një shqiptari.

Remzije Zeka Sherifi ka shkuar në Skoci në vitin 1999, kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni, gjatë luftës në Kosovë.

Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si gazetare dhe producente në radio.

Zonja Remzije Zeka Sherifi tha se këtë titull ia dedikon nipave dhe mbresave, familjes dhe shqiptarëve kudo që janë.

Në 2013 ajo është vlerësuar me një tjetër çmim të madh si “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britani, ndërkohë në 2017 ajo ka qenë në mesin e 10 “Grave të Shquara të Skocisë’.

Ky titull vjen në kohën kur ka një fushatë të madhe kundër emigrantëve shqiptarë në Britani.

Me këtë titull janë nderuar shkrimtarja britanike JK Rowling, autore e serialit të famshëm Harry Potter, futbollisti David Beckham dhe ndonjë tjetër. /Mediafokus.info