Gjilani arkëton tri pikë të reja, e ruan vendin e katërt

Gjilani ka zhvilluar një lojë të mirë të dielen, në kuadër të javës së 19-të, duke siguruar tri pika të reja.

Vendi i katërt, me 35 pikë, ia mundëson Gjilanit të mbetet në garë për njërin nga dy vendet e para.

Këtë javë Gjilani e mundi Flamurtarin me rezultat 2:0. Shënuan Plaku dhe Bushiq.

Javën e ardhshme, gjilanasit janë mysafirë të Dukagjinit, që është skuadra e fundit në tabelë.

Gjilani ka gjasa të mira të kthehet me pikë të plota nga ky udhëtim./mediafikus.info