“Po të isha gjykatës, do ta mbaja sonte në stadium seancën gjyqësore ndaj Agim Ademit”

Ne prag te fillimit të ndeshjes miqesore ndermjet Kosoves dhe Lituanise, ka arritur edhe Kryetari i Federates se Kosoves Agim Ademi.

Agim Ademi sot ka munguar ne seancen e rigjykimit ne Gjykaten Themelore te Prishtines. Avokati i Ademit e kishte arsyetuar mungesën e Ademit duke thënë se klienti i tij ka udhëtuar në Turqi për shkaqe shëndetësore të një familjari, përcjell GazetaBlic.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin.

E në lidhje me veprimin e tij ka reaguar edhe njohësiu i çështjeve ligjore si dhe anëtari i IKD-së, Ehat Miftari.

Ky është reagimi i tij i plotë.

“Agim Ademi ne mengjes jashte shteti, pasdite ne Kosove.

Agim Ademi ne mengjes nuk shkon ne gjykate, shtyhet seanca gjyqesore.

Me kane gjykates e kisha caktu seancen gjyqesore ne ora 20:45, ndaj Agim Ademit, ose me mbajte gjykimin ne stadionin “Fadil Vokrri”, plus parimi i publicitetit zbatohet ne maksimum.

Bile me kane gjykates me integritet dhe qe e zbaton ligjin, e sjell me dhune te akuzuarin ne gjykate, por qe fatkeqesisht nuk e kemi”.