40 vjet pa Dr. Asllan Elezin, ja dedikimi prekës i djalit të tij

Ajo që na ka mbetë vulosur ne mendjen tonë , është dita e varrimit të tij më 25 Mars 1980, kur që nga qendra e Gjilanit, përgjat rrugës së Ferizajit, e deri në varrezat e fshatit Livoç i Ulët, rrugët ishin të bllokuar nga popullata.

Sot kaluan mbi 40 vite nga vdekja e babait tonë Dr. Asllan Elezit. Në këtë pëkujtim, do ta rikujtojmë edhe një thënie të tij të nënvizuar si më poshtë, dhe që e përdori në nje moment kritik në mbrojtje të personalitetit dhe integritetit të tij human si mjek specialist i mushkërive.

Përgjat luftës së tij të palodhshme për çrrënjosjen e tuberkulozit që ishte i përhapur mjaft në popullatën shqiptare të anamoraves, erdhi një moment kur një zyrtarë i lartë serb i asaj kohe, diku kah fundi viteve te 60-ta të shekullit të kaluar, si kryetar i Komitetit Kranihor organizoi një mbledhje të punëtorëve të shëndetësisë në Gjilan me qëllim që të akuzonte Dr. Asllan Elezin se po përshkruante antibiotikë me t’madhe nëpër recetat e tija zyrtare, ose shkurt, po jepte shumë barna për popull, dhe kështu në një mënyrë po e cenonte bugjetin e shtetit.

Kryetari, mejhere pasi që e lexoi akuzën, dhe para se të lexonte masat ndëshkuese që i kishte përgaditur, j’u drejtua babait nëse ka diçka për të thënë rreth kësaj akuze duke e pyetur: “A e dini ju, Dr.Elezi, se po jepni shumë ilaqe të shtrenjëta sa që po e cenoni bugjetin?” Në këtë pyetje, me zërin karakteristik të thekshëm të tij me plot stabilitet dhe me nuanca sa qortuese aq edhe edukative, babai j’u përgjegj:

“Unë do t’ju bëjë vetëm një pyetje. Një pyetje esenciale dhe shumë më prioritare dhe që nënkupton edhe pergjegjen time: 𝐌ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐯𝐥𝐞𝐧ë 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐢𝐥𝐚𝐪𝐢? Përgjigjmu n’këtë pyetje!!! Kryetari filloi të hamendet, dhe mbledhja shumë shpejt shpërbëhet dhe akuza shuhet sikur kur fare nuk ishte inicuar.

Statistikat mbi punën e Dr. Elezit kanë treguar që diagnostifikimet e pacientëve të shumtë të tij kanë qenë të sakta, dhe rrjedhimisht, barnat kanë qenë përkatëse dhe të domosdoshme. Edhe në rastet e rralla më të komplikuara, kur kanë qenë të nevojshme analizat shtesë nëpër qendra më të zhvilluara medicinale, kontrolla e radhës në Beograd apo Shkup, vetëm se e ka dëshmue saktesinë e raportit të gjendjes shëndetësore të nënshkruar nga Dr. Asllan Elezi.

Aq më shumë, ajo qe e dallonte dhe e lartësonte nga mjekët e tjerë edhe ashtu të paktë të asaj kohe, janë sjelljet, fjalët, afërsia dhe reflektimi i veçant i tij ndaj pacientëve që ndikonte jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe mirëqenjen e tyre të gjithmbarshme. Nuk është çudi, që në atë kohë jehon edhe kënga që i dedikohet Dr. Asllan Elezit si hero i shëndetësisë nga eposi popullor i anamoravës.

Ajo që na ka mbetë vulosur ne mendjen tonë , është dita e varrimit të tij më 25 Mars 1980, kur që nga qendra e Gjilanit, përgjat rrugës së Ferizajit, e deri në varrezat e fshatit Livoç i Ulët, rrugët ishin të bllokuar nga popullata.

Ajo që na befasoi dhe preku pa masë, janë lotët e mijëra qytetarëve nga komuna e Gjilanit, dhe mijëra të tjerëve nga komunat e Kamenicës, Vitisë dhe më gjërë. Në këtë ditë, ne familjarët e tij, kuptuam qartë se Dr. Asllan Elezi nuk kishte qenë vetëm i joni, por edhe i familjeve anembanë popullatës të rajoneve tona.

Kujtimi për ty do t’mbetet i përjetshëm dhe i ndritshëm. Buzëqeshjen, zërin, dhe shembëlltyrën tënde i mbajmë prore përgjat rrugëtimit tonë jetësor.

( 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭𝐞, 𝐒𝐡𝐩𝐞𝐧𝐝, 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧, 𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐭𝐨𝐬 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢)