Gjilani-Ballkani, ndeshja që zgjidhë shumë dilema
Në ora 17:00 fillon ndeshja vendimtare e këtij kampionati, Gjilani-Ballkani. Është ndeshje ‘vendimtare’ për arsye se zgjidhë shumë dilema sa i përket kampionit, por edhe vendit të dytë.
Gjilani e Ballkani janë dy rivalët kryesorë të Dritës, e cila aktualisht e kryeson tabelën, por që e ka edhe një përballje të vështirë javën e ardhshme.
Nëse Ballkani shënon sot fitore kundër Gjilanit, i shtohen gjasat që ta rrëmbejë titullin nga Drita, në javën e fundit.
Në anën tjetër edhe Gjilani i rrit gjasat për titull, nëse sot shënon fitore ndaj Ballkanit.
Rezultati më i favorshëm për Dritën, është ndarja e pikëve ndërmjet këtyre dy skuadrave. Një barazim, do t`ia humbte shpresat për vend të parë Gjilanit, po edhe skuadrës tjetër, Ballkanit, të cilat mbetet të luftojnë për vendin e dytë, që po ashtu çon në Evropë.
/mediafokus.info/

