Gjilani barazoi me Ballkanin si vendës
Derbi i javës në Superligë, Gjilani-Ballkani përfundoi me barazim (1-1).
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Për Gjilanin shënoi Robert Rrahmani, i cili e mposhti Enea Koliqin me një goditje jashtë zone në minutën e 6-të.
Një minutë më vonë (7), për Ballkanin shënoi Queven.
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë nga rastet, derisa portat mbeten të patundura deri në fund.
Kështu, Gjilani u desh të pajtohej me barazimin e dytë në dy ndeshjet e para në elitë, derisa Ballkani me këtë barazim, ka katër pikë të tubuara.

