Drita mori tri pikë të reja, por nuk kënaqi me lojë

Drita ka arkëtuar tri pikë të reja në rrugëtimin për t’u shpallur kampion i Kosovës në futboll, por nuk kënaq me lojë.

Gjilanasit kanë shënuar sot një fitore tjetër, kësaj here kundër Drenicës (1:0), e cila u ka siguruar tri pikë të tjera, por nuk mund të thuhet se loja ishte e nivelit të kampionit.

Ndoshta edhe orari i ngjeshur i lojërave, edhe rëndësia e pikëve e bënë të veten, por Drita ka potencial të tregojë lojë më të mirë në fushë se ajo që u pa sot.

Me këtë fitore, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përmbyllje të kampionatit, Drita gati se e ka të sigurtë titullin, megjithëse shumë gjera sa i përket dy vendeve të para, i qartëson përballja e nesërme Gjilani-Ballkani, skuadra këto që kanë plasman bukur të mirë dhe një diferencë shumë të vogël pikësh me Dritën./mediafokus.info