Me paratë e haxhit, familja shqiptare hap bunare në Afrikë

Me paratë e planifikuar për të kryer haxhin, një familje shqiptare ka vendosur që të hapë bunare në Afrikë.

Shkaku i pandemisë COVID-19, besimtarët myslimanë nuk kanë mundur sivjet të kryejnë haxhin në Meke, njofton portali njekomb.org

Edhe prindërit e Luan Sadikut nga Bujanoci, për shkak të gjendjes së krijuar nuk arritën ta kryejnë këtë obligim, por ata bën një vepër humane në Shtetet Afrikane, ku mbisundon varfëri e madhe.

Me paratë e planifikuara për haxh, ata u solidarizuan me të varfërit, e këtë e bën në Togon e largët.

Këta dy besimtarë myslimanë, ua shuan etje qytetarëve në varfëri ekstreme, duke hapur dy puse më ujë të pijshëm në këtë vend të Afrikës.