Gjilani ‘çarmatos’ Drenicën

Gjilani, pas humbjes nga Ballkani, javën e kaluar, është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e ka ‘çarmatosur’ plotësisht Drenicën.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 5:0.

Golat u shënuan nga Shkëlzen Lushtaku (autogol), Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi dhe Gerhard Progni.

Gjilani pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Drenica mbetet me 35 pikë në pozitën e gjashtë.

Gjilani do të vazhdojë të luftojë për njërin nga dy vendet e para.