Gjilani dhe Drita ndajnë pikët, Ballkani rimerr kreun

Gjilani dhe Drita i kanë ndarë pikët në derbin më të madh lokal në Superligë, duke luajtur baraz 1:1.

Drita kaloi e para në epërsi, nëpërmjet Brojës, derisa Gjilani barazoi nga një penallti jo shumë e qartë, të cilën e realizoi Zeka.

Me këtë barazim, Drita e humb vendin e parë dhe po ashtu edhe gjasat për ta rimarrë kreun nga Ballkani, i cili tani ka dy pikë më shumë (69).

Gjilani mbetet në vend të tretë me 52 pikë, që tashmë e ka të sigurtë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy ndeshje. Drita i ka 67 pikë dhe për ta rikthyer pozitën e liderit duhet t’i arkëtojë pikët e plota, ndërsa Ballkani ta humb njërën prej tyre. /Mediafokus