Gjilani kalon në epërsi kundër Prishtinës

Gjilani ka shënuar kundër Prishtinës, si mysafir, në ndeshjen e kësaj jave e cila po luhet në Suharekë.

Progni e ka sjellë Gjilanin në epërsi nga pika e bardhë.

Vetëm dy minuta më herët Gjilanit iu anulua një gol nga VAR-i pasi u konstatua se pati prekje të topit me dorë nga shënuesi Krasniqi.