Gjilani shpërndanë pako ushqimore edhe për komunitetet

Komuna e Gjilanit, në kuadër të angazhimeve kundër pandemisë Covid 19, përpos masave mbrojtëse dhe mobilizimit për të shmangur lëvizjet e qytetarëve dhe automjeteve, është duke bërë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për të gjithë qytetarët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Gjatë ditës së sotme ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike edhe te komunitetet në Gjilan.

“Përzgjedhja e rasteve është bërë nga Komisioni komunal, duke përfshirë edhe kërkesat e ardhura nga përfaqësuesit e komuniteteve”, ka thënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

Ai ka potencuar se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar që t`i ndihmojë qytetarët për ta tejkaluar bashkërisht këtë gjendje.

“Janë ditë, kur kërkohet përkushtim maksimal i të gjithëve pa dallim, duke shmangur daljet nga shtëpitë, sepse vetëm kështu parandalohet shpërndarja e virusit”, ka thënë Ismajli.