Gjilani ndahet me barazim, Drita pëson humbje
Skuadrat e Gjilanit në superligën e Kosovës në futboll, nuk arritën ta përmbyllin stinor vjeshtor në mënyrën më të mirë të mundshme.
Derisa Gjilani i ndau pikët me Prishtinën (0:0), Drita ndërkaq pësoi humbje në Vushtrri (1:3), për të përfunduar me 32, përkatësisht 31 pikë në renditjen tabelare, ku kryeson Ballkani, i cili edhe nëse nuk e fiton përballjen e fundit, prapëseprapë nuk i rrezikohet pozita e parë.
Trajneri Mezani (Gjilani) e vlerësoi ndeshjen të mire, me raste, por pa gola.
Skuadra e tij, me përbërjen e re dhe mungesën e eksperiencës së disa prej lojtarëve, bëri mjaft në këtë lojë, por nuk ia doli t`i marrë pikët.
Ndërkaq trajneri Nuhiu (Drita) ka thënë se skuadrës së tij nuk i mungoi motivimi për lojë, por i mungoi freskia për të shënuar gol.
Pushimi dimëror është mundësi e mirë për identifikimin e pikave të dobëta në skuadër dhe mënjanimin e tyre deri në stinorin pranveror, në mënyrë që të rikthehen bindshëm në rrugëtimin drejt qëllimit përfundimtar.
Gjasat për ta rikthyer titullin në qytetin e Gjilanit, pas dy vitesh, qoftë nga njëri apo ekipi tjetër, janë të mëdha.

