Gjilani nuk ka nevojë për të burgosur të huaj por për zhvillim e mirëqenie
Izmi Zeka
Marrëveshjes për transferim të të burgosurve të Danimarkës në burgun e Gjilanit duhet t’i japin përgjigje edhe opozita e jo të struket qosheve.
Gjilani tani pret edhe të burgosurit nga Danimarka në burgun e tij përmes një marrëveshje nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Danimarkës.
Absurditet i llojit të vet. Gjilani vend i eksperimenteve të kësaj Qeverie.
Çka i duhen një vendi të vogël, siç është Kosova, të burgosur të tjerë për raste të ndryshme, qoftë të krimit apo diçka tjetër.
Vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara, as që e kanë diskutuar një çështje të tillë e ne, thuaj se të gjitha gjërat i kemi në “sistem” veç edhe të burgosurit e vendeve tjera na duhen tash.
Marrëveshje pa analizë dhe e pa studiuar.
Gjilani ka nevoja tjera zhvillimore e jo të bëhet vend ku atmosfera e njerëzve të profileve të ndryshme kriminale të mbizotëroj në jetën qytetare.
Çfarë interesi strategjik kemi si Kosovë.
……………………….
(Autori është ish zv/ministër i MPB)


