Gjilani organizon mbledhje komemorative për veprimtarin Halil Kqiku

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku, të dielen në ora 11:30 bëhen homazhe dhe më pas mbahet mbledhje komemorative, në sallën e teatrit të qytetit.

“Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, të dielen organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku. Në ora 11:30, bëhen homazhe para arkivolit të të ndjerit në hyrje të Teatrit të Qytetit, ndërkaq në ora 12:00 mbahet mbledhja komemorative”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjilanit./MediaFokus/