Gjilani po përballet me reduktime të gjata

Lagje të tëra të Gjilanit po përballen me reduktime të gjata të rrymës në këto ditë të ftohta janari.

Ndërkaq pjesë të tjera, familje e biznese të vogla, po dëmtohen nga mungesa e rrymës trefazore, qoftë për shkak të prishjeve, qoftë për shkak të reduktimeve.

Më së vështiri e kanë familjet që përgatisin ushqim në shtëpi.

Sa për drita ia bëjnë disi, si ky qytetar që në llambadon ka vendosur telefonin.

Gjendje kaq e rëndë energjetike nuk ka ndodhur ka vite.

Pajisjet për ngrohje që u subvencionuan nga qeveria, tani qytetarët po i mbajnë si dekor shtëpiak.

Kosova po kthehet në kohën e stufave me dru sa i përket ngrohjes gjatë dimrit. /Mediafokus